Kategoria e Parë, Besa-Iliria dhe Kukësi-Skënderbeu në RTSH

Do të luhen në fundjavë ndeshjet e javës së 17-të të Kategorisë së Parë. Të shtunën do të luhen 4 takime në orën 13:30, ndërsa të dielën dy sfida në po të njëjtin orar.
Apolonia-Laçi është një nga ndeshjet më interesante të së shtunës, pasi përballen dy skuadra që synojnë ngjitjen në elitë. Pogradeci udhëton drejt Gjirokastrës për tu ndeshur me Luftëtarin, Korabi do të luajë në shtëpi kundër Burrelit, ndërsa Kastrioti do të masë forcat me Lushnjën.
Të dielën luhen dy takime interesante, përballjet Besa-Iliria dhe Kukësi-Skënderbeu, që do të transmetohen drejtpërdrejt në rrjetin e Radio Televizionit Shqiptar.
Pas 16 javëve të luajtura Skënderbeu kryeson renditjen me 37 pikë, i ndjekur nga Laçi (30 pikë) dhe Pogradeci (29 pikë).
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




