Neres dhe Hojlund çojnë Napolin në finalen e Superkupës, Milani kthehet në shtëpi

Futboll Bota | 11 muaj më parë

Napoli mund 2-0 Milanin në gjysmëfinalen e Superkupës së Italisë dhe siguron finalen e 22 dhjetorit. Ndeshja u vendos nga golat e Neres në fundin e pjesës së parë dhe Hojlund në të dytën.

Në “King Saud University Stadium” të Riadit e nisi mirë Napoli, por më pas ishte Milani që u shfaq rrezikshëm te porta e Milinkovic-Savic.

David Neres në minutën e 39-të zhbllokoi shifrat, pas një pasimi të Hojlund, i cili iu afrua menjëherë golit të dytë pas një kundërsulmi të Elmas. Edhe Rrahmani iu afrua golit me një gjuajtje potente, por Maignan e hoqi topin thuajse në trekëndësh.

Milani ishte më agresiv në pjesën e dytë, por sërish ata që shënuan ishin napoletanët me Hojlund. Kuqezinjtë tentuan të reagonin me Fofana, por pa rezultat. McTominay shpërdoroi mundësinë për golin e tretë të Napolit. Përfundimisht, Conte mposht Allegri 2-0 dhe në finale shkon Napoli, që më 22 dhjetor do të ndeshet me fituesin e Bologna-Inter, që zhvillohet ditën e premte.

Ndeshja pati edhe një moment tensioni, pas një përplasjeje mes McTominay dhe Tomori.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme