Shpërthim në Tiranë, i vendoset lëndë plasëse një automjeti

Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur orët e para të mëngjesit të sotëm (19 dhjetor) në Selitë të Vogël.
Sipas informacioneve paraprake nga policia bëhet me dije se lënda plasëse është vendosur në automjetin në pronësi të 39-vjeçarit D.J., i cili ka qenë i parkuar në oborrin e banesës së tij.
Si pasojë e shpërthimit, fatmirësisht nuk ka patur persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.
Ndërkaq, grupi hetimor është në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të rastit, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.
“Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 19.12.2025, rreth orës 03:20, në Selitë të Vogël, dyshohet se është hedhur një sasi lënde plasëse në automjetin e shtetasit D. J., rreth 39 vjeç, i cili ka qenë i parkuar në oborrin e banesës së tij. Si pasojë, pati vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor është në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të rastit, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve”, thuhet në njoftim.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




