Vesa Luma: Fest 64, i jashtëzakonshëm
Këngëtarja e njohur Vesa Luma, e ftuar në natën e tretë të Festivalit 64 të Këngës në Radio Televizionin Shqiptar ka kënduar në duet së bashku me Lorenc Hasramën.
Pas emocioneve që dhuruan në skenë me këngën e njohur “Shiu” të Ylli Limanit, Vesa Luma dha edhe arsyet e përzgjedhjes së kësaj kënge.
“Përtej vlerave artistike të jashtëzakonshme që ka Ylli, e kemi pas lënë me dalë në treg bashkë por kemi pasur impenjime të dy, zgjodha që unë të këndoj këngën dhe ai të paguajë faturën”, u shpreh Vesa Luma.
E pyetur nga prezantuesja Arilena Ara se si cili vlerësimi i saj për Festivalin e 64, Vesa Luma tha se ky event është i jashtëzakonshëm.
“Festival i jashtëzakonshëm, këngët asnjëherë nuk kanë qenë më të mira dhe i përgëzoj të gjithë, sidomos artistët e rinj shumë këtë vit. Skenografia e jashtëzakonshme, u kënaqa shumë. Ti dhe Salsano jeni tamam ëmbëlsira e Festivalit”, tha Vesa Luma.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




