Post Fest 64-Emocionet, debatet dhe pasqyra e një festivali nën moderimin e Fjodora Fjorës 

Kulturë | 11 muaj më parë

Pas performancave artistike, emocioneve, muzikës live dhe rivalitetit të fortë artistik, Festivali i 64-të i Këngës në RTSH do të vijë në një formë tjetër reflektimi dhe analize.

Të dielën, në orën 12:30, drejtpërdrejt në RTSH 1, nga Pallati i Kongreseve, publiku do të ndjekë Post Festivalin – një kronikë e plotë e gjithçkaje që ndodhi në skenën më të rëndësishme të muzikës shqiptare.

Nën moderimin e Fjodora Fjores, Post Fest 64 do të ndalet te momentet kulmore të katër netëve të festivalit: performancat që u duartrokitën gjatë, surprizat e skenës, komentet që ndezën debate, por edhe emocionet e forta të artistëve fitues.

Një vëmendje e veçantë do t’i kushtohet rrugëtimit të këngës fituese dhe përfaqësimit të Shqipërisë drejt Eurovizionit, mes pritshmërive të larta, komenteve dhe analizave artistike.

Post Fest 64 vjen si një pasqyrë e plotë e festivalit – jo vetëm si garë muzikore, por si një ngjarje që bashkoi artistë, jurinë dhe publikun, duke reflektuar frymën, sfidat dhe emocionet.

Gazetare: Xhilda Kondi

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme