Arrestohet 40-vjeçari në Kukës, dhunoi gruan

Policia e Kukësit ka vënë në pranga një 40-vjeçar të shpallur në kërkim, i cili është dënuar për një sërë veprash të rënda penale, duke përfshirë dhunën në familje dhe armëmbajtje pa leje.
Në pranga ka rënë shtetasi Q. D., 40 vjeç, banues në fshatin Mamëz. Kapja e tij u bë e mundur falë informacioneve të siguruara në rrugë operative mbi vendndodhjen e tij, duke finalizuar kështu punën e shërbimeve të Komisariatit të Policisë Kukës.
Sipas policisë, Gyrate e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, e cila e ka dënuar 40-vjeçarin me 5 vite e 8 muaj burgim. Atij i kanë mbetur për të vuajtur edhe 3 vite, 6 muaj e 3 ditë nga dënimi total.
Ai është shpallur fajtor për veprat penale: “Dhuna në familje“, “Ngacmimi seksual“ dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit“.
Për rrezikshmërinë e lartë të këtij personi dëshmon edhe kontrolli i ushtruar në banesën e tij gjatë hetimeve. Policia gjeti dhe sekuestroi një arsenal të mirëfilltë luftarak, i përbërë nga:
1 granatë ofensive;
14 kapsolla detonatore;
2 fitilë zjarrpërcjellës;
5 krëhera automatiku.
Materialet procedurale i kanë kaluar Prokurorisë për veprime të mëtejshme ligjore, ndërsa 40-vjeçari do të transferohet në institucionet e vuajtjes së dënimit.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



