Broja: Goli erdhi në momentin e duhur për mua dhe për ekipin

Futboll Bota | 11 muaj më parë

Armando Broja ishte i kënaqur që shënoi golin e tij të parë me fanellën e Burnley në minutën e fundit në stadiumin “Vitality”, ndërsa skuadra e tij siguroi një pikë në fund të ndeshjes, që u mbyll në barazim 1-1.

Sulmuesi i kombëtares shqiptare mbeti më shumë se i kënaqur pas ndeshjes, pasi u aktivizua si zëvendësues për të barazuar me kokë pas një krosi të saktë të shokut të tij zëvendësues, Marcus Edëards, në momentet e fundit.

“Ndihem fantastik për të qenë i sinqertë, nuk mund të kishte ardhur në një moment më të mirë. E pashë Markusin duke e çuar topin në krah dhe e di që ai ka një shpërndarje shumë të mirë dhe një sy për asistime, e dija që sapo e pashë të ndërhynte në të majtë, duhej të vendosesha në një pozicion të mirë.

Ai e dërgoi topin drejt e në portë dhe unë kisha detyrën ta godisja nga afër dhe për fat të mirë arrita ta bëja këtë, kështu që është një ndjenjë vërtet e mirë dhe ka ardhur në kohën e duhur për mua dhe ekipin.

Nuk është e lehtë kur je në pozicion të pashembullt në Premier League dhe të gjithë e dinë këtë, mund të jetë shumë e vështirë dhe ndonjëherë shumë e pamëshirshme.

“Shtatë humbje radhazi nuk janë aspak të lehta për ne, por kjo mori fund sot dhe ne mund të ndërtojmë mbi këtë tani duke ecur përpara”, ka thënë pas barazimit 1-1 përballë Bournemouth, sulmuesi shqiptar Armando Broja, që shënoi golin e parë me fanellën e Burnley.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme