Zhvillimi historik e arkitekturor i Shkodrës, arkitektë e inxhinierë diskutojnë mbi planin zhvillimor
Qendra historike e qytetit, monumentet e kulturës si dhe plani i zhvillimit, bënë bashkë në takimin e parë të këtij lloj, arkitektë inxhinierë, urbanistë dhe intelektualë në Shkodër.
Arkitekti Zef Cuni tha se qëllimi është ngritja e zërit dhe dëgjesat e hapura.
“Të dëgjohet zëri i të gjithë profesionistëve; nuk ka asnjë dobi politike, por kërkojmë të ngrihet zëri i të gjithë njerëzve që kanë kontribuar në këtë qytet”, tha Cuni.
Zejnepe Dibra, inxhiniere ndërtimi në profesion, u fokusua te qendra historike e qytetit, nevoja për të ndaluar rreptësisht ndërtimet në këtë zonë, si dhe rikthimi i monumenteve të kulturës në sheshet e qytetit.
“Ne e përshëndesim punën e bashkisë që ka bërë deri tani, por kemi nevojë edhe për më tepër, sidomos në ruajtjen e trashëgimisë, ndoshta pika më e vështirë për ndërhyrje që mendohet të bëhet në zonën historike të Shkodrës. Shtrojmë problemin e disa monumenteve të kulturës që janë në dëmtime e sipër dhe që duhen marrë parasysh”, tha ajo.
Në përfundim të takimit, pjesëmarrësit theksuan se kjo tryezë e parë përbën një hap të rëndësishëm drejt krijimit të një platforme të përbashkët dialogu mes profesionistëve dhe institucioneve, me synimin për të mbrojtur identitetin historik të Shkodrës dhe për ta zhvilluar qytetin në mënyrë të qëndrueshme.
Gazetare: M. Gjoni
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



