Tekstshkruesi Sokol Marsi: Orkestra është zemra e festivalit, por pa autorë nuk ka event

Kulturë | 11 muaj më parë

Në Post Fest 64, tekstshkruesi Sokol Marsi theksoi rëndësinë thelbësore të orkestrës në Festivalin e Këngës, duke u shprehur se ajo nuk është vetëm zemra, por vetë festivali. Ai bëri me dije se ka qenë disa herë pjesë e grupit organizativ të festivalit, si edhe pjesëmarrës në Eurovizion, çka i ka dhënë një këndvështrim më të gjerë mbi organizimin e eventeve muzikore.

Sipas Marsit, një nga pikat që duhet vënë në dukje dhe përmirësuar sipas tij është mënyra e prezantimit të autorëve, pasi sikurse ai thotë “festivali nis nga autorët”.

“Ajo që për mua ishte një pikë për t’u vënë në dukje dhe për t’u rikuperuar ishte mënyra se si u prezantuan autorët. Nuk më dukej normale që prezantimi i këngës të bëhej vetëm përmes titrave. Organizatorët, në këtë rast skenari dhe regjia, apo të gjithë ata që bashkëpunojnë në këtë linjë, duhet të tregojnë më shumë kujdes, sepse festivali fillon nga autorët. Nuk ka festival pa autorë. Pjesët e tjera janë aksesorë që vihen në ndihmë të autorëve”, tha ai.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme