Festat e fundvitit, fluks pasagjerësh në portin e Vlorës
Fundviti ka sjellë një rritje të ndjeshme të numrit të emigrantëve shqiptarë që rikthehen në atdhe për të kaluar festat pranë familjeve të tyre.
Vetëm gjatë dy ditëve të fundit, nga porti i Vlorës kanë mbërritur rreth 1000, kryesisht shtetas shqiptarë që jetojnë e punojnë në Itali.
Shërbimet portuale bëjnë të ditur se nuk janë raportuar vonesa apo problematika, ndërsa për ditët në vijim, kur pritet shtim i mëtejshëm i fluksit, janë marrë masa për të punuar me sportele të plota.
Ky është fluksi i parë i pasagjerëve për festat e fundvitit në Portin e Vlorës, ku shumë emigrantë kanë zgjedhur të rikthehen pranë familjeve, duke e bërë qytetin bregdetar një nga destinacionet kryesore të rikthimit në këtë periudhë.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



