Rusia shënjestron sektorin energjetik të Ukrainës, Zelensky: Më shumë se 600 dronë dhe 30 raketa të përdorura në sulmin masiv

Botë | 10 muaj më parë

Sulmet nga Rusia gjatë natës shënjestruan sektorin energjetik të Ukrainës, infrastrukturën civile dhe “në thelb të gjithë infrastrukturën e jetës së përditshme”, deklaron Presidenti Zelensky.

Presidenti ukrainas tha se më shumë se 600 dronë dhe 30 raketa u përdorën në bombardimin që ka vrarë tre persona, përfshirë një fëmijë katërvjeçar.

“Deri më tani, alarmet për sulme ajrore mbeten në fuqi në pjesën më të madhe të Ukrainës. Në të njëjtën kohë, të gjitha shërbimet e nevojshme janë të angazhuara në përballimin e pasojave të sulmit”, thotë ai.

Ai shton se sulmet, pak para Krishtlindjeve, “kur njerëzit thjesht duan të jenë me familjet e tyre, në shtëpi dhe të sigurt” dërgojnë “një sinjal jashtëzakonisht të qartë në lidhje me prioritetet e Rusisë”.

“Putini ende nuk mund ta pranojë që ai duhet të ndalojë së vrari. Dhe kjo do të thotë që bota nuk po ushtron presion të mjaftueshëm mbi Rusinë.”


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme