Sulo në “Trialog”: E rëndë të dish fituesin para zgjedhjeve, do të thotë s’ka alternativë. Pas 11 Majit dolën “pazaret e darkës”

Politikë | 10 muaj më parë

Analisti Arion Sulo ka dhënë një pasqyrë kritike të zgjedhjeve të 2025 në Shqipëri, duke i cilësuar ato si “të paracaktuara”, dhe duke theksuar se ndarja mes fituesit dhe humbësit ishte tashmë e qartë, diçka që e bën të pamundur ndryshimin e pushtetit.

“Zgjedhjet ishin të paracaktuar. Është gjë e rëndë që të dihet fituesi në zgjedhje, do të thotë se nuk ka alternativë, diçka nuk funksionon dhe është prishur në mekanizmin e ndërrimit të pushtetit. Raporti i OSBE/ODIHR-it thotë dallimi mes partisë dhe shtetit u shkri. Këtu nuk mund t’ia kërkojmë opozitës të bëhet SPAK, këtë duhet ta bënte SPAK. Unë kam tre dëshmi që është thënë se në këtë zonë në këtë qendër votimi je tre veta në familje dhe të tre votat e dua. Tre vota duhen në datën 11 maj në darkë, po nuk dolën e di vetë…”, tha Sulo.

Në emisionin “Trialog” në RTSH, Sulo tha se pas zgjedhjeve dolën ‘edhe pazaret e darkës”, ku “disa faktorë elektoralë të PD-së u blenë nga partia në pushtet. Sipas tij, një nga faktet është se pas zgjedhjeve, disa nga figurat kyçe të PD-së janë emëruar në pozita të rëndësishme në administratën socialiste.

“Në ato zgjedhje është blerja e madhe që i bëri PS faktorëve elektoral të PD që doli më vonë. Ky është pazari i darkës dhe doli pas zgjedhjeve. Kemi kryetarin e PD së Sarandës është emëruar nënkryetar i Bashkisë socialistë të Sarandës. Ish-kryetari i PD së Vlorë u bë kryetar hipoteke, e sa e sa raste kemi”, tha Sulo.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme