Federata Shqiptare e Basketbollit vlerëson më të mirët e vitit 2025

Basketboll | 10 muaj më parë

Mbrëmë u zhvillua eventi përmbyllës i vitit 2025, gjatë të cilit u pasqyruan të gjitha aktivitetet dhe nismat e realizuara përgjatë këtij viti nga Federata Shqiptare e Basketbollit. Eventi shërbeu si një moment reflektimi mbi punën e bërë, arritjet sportive dhe organizative, si dhe ndikimin pozitiv të programeve të zbatuara në zhvillimin e basketbollit në vend.

Gjatë aktivitetit u prezantuan programet kryesore, garat kombëtare dhe ndërkombëtare, projektet e zhvillimit të të rinjve dhe iniciativat me fokus social, duke evidentuar kontributin e të gjithë aktorëve të përfshirë.

Në shenjë vlerësimi dhe mirënjohjeje, u ndanë çmime për disa individë që janë dalluar për përkushtimin, profesionalizmin dhe kontributin e tyre të veçantë gjatë vitit 2025.

Gjatë ceremonisë së organizuar nga Federata e Basketbollit të Shqipërisë, u ndanë disa nga çmimet më të rëndësishme individuale, ku u vlerësuan talenti, puna dhe përkushtimi i sportistëve tanë më të mirë.

 Titujt MVP për sezonin:

• Antea Filopati – MVP U14 Vajza

• Aurora Dhedhes – MVP U16 Vajza

• Izabel Kaçorri – MVP U18 Vajza

• Etien Xhixho – MVP U14 Djem

• Gleid Mema – MVP U16 Djem

• Noel Heba – MVP U18 Djem

• Brikena Muçenji – MVP Femra

• Vinsent Grazhdani – MVP Meshkuj


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme