Zogaj: Remitancat janë rritur për shkak të rritjes së numrit të shqiptarëve që punojnë jashtë Shqipërisë
Sipas të dhënave të Eurostat, flukset e dërgesave të emigrantëve drejt familjeve shqiptare dhe të ardhurat e punonjësve shqiptarë që punojnë përkohësisht jashtë vendit kanë shënuar rritje të ndjeshme.
Sipas analistit Preç Zogaj, kjo lidhet me rritjen e numrit të shqiptarëve që punojnë dhe jetojnë jashtë vendit.
Në emisionin “Trialog” ai u shpreh se, sipas statistikave, numri i shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit është thuajse i barabartë me numrin e atyre që jetojnë brenda vendit.
“Është pasqyrë e një tabloje komplekse që lidhet me numrin e madh të shqiptarëve që jetojnë jashtë Shqipërisë. Nga rreth 1 mln shqiptarë që kishim jashtë vendit në 10-vjeçarin e parë të demokracisë, sot kemi rreth 2 mln e treqind e tridhjetë mijë shqiptarë, të rritur dhe fëmijë që jetojnë jashtë. Pak a shumë është numri i barabartë i banorëve brenda me banorët jashtë. Sipas të dhënave që kam unë, numri total i shqiptarëve që kanë dalë nga Shqipëria pas ’90 është 4.7 mln banorë. Pra ka ardhur duke u rritur numri i shqiptarëve që punojnë jashtë vendit nga vendi në vend”, tha Zogaj.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




