Anëtarësimi i shpejtë në BE, Administrata shqiptare me plan për konkurrueshmërinë e bizneseve
Dalja e Shqipërisë në tregun evropian në kohë rekord nga pikëpamja ligjore, i ka vënë strukturat e vendit përballë një realiteti më shumë se sfidues.
“Nëse në disa Kapituj dhe në disa sektor Bashkimi Europian mund të tolerojë disi duke e lejuar aplikimin e periudhave tranzitore për vendin tonë, tek kapitujt që lidhen me tregun e përbashkët me BE, Bashkimi Evropian nuk toleron pothuajse fare lëshime dhe periudha tranzitore. Pra, për t’u bërë pjesë e tregut të përbashkët të BE-së, duhet domosdoshmërisht që ne ta kemi kuadrin ligjor të linjëzuar me rregullat dhe ligjet e BE-së.”
Plani i administratës shqiptare është në tavolinë.
“Ministria e Ekonomisë po punon për të ngritur një program kombëtar të përgatitjes së biznesit për tregun e vetëm evropian, i cili aktualisht ndodhet në fazën e bërjes së një analize gatishmërie. Çka do të tregojë gatishmërinë e ekonomisë tonë për t’u integruar në tregun e vetëm europian, pra siç është tani dhe si duhet të jetë ditën e anëtarësimit. Ne do të nisim menjëherë aplikimin e një sërë masash informuese, rritje kapacitetesh për bizneset por edhe mbështetje financiare për biznesin prodhues që duhet të rrisë standardet e prodhimit. Kjo bëhet në mënyrë që sa më shumë sektorë të ekonomisë të jenë gati për t’u anëtarësuar dhe për të konkurruar si të barabartë në tregun e vetëm të BE-së.”
Nga ana tjetër thirrja e Administratës shqiptare është për bizneset dhe realitetin që i pret pas mbylljes së bisedimeve të Anëtarësimit.
“Duhet të analizojë vetveten. Duhet të analizojë nevojat që ai ka si biznes dhe do t’i mundësojnë integrimin plotësisht në tregun e vetëm të BE-së, dhe duhet të sigurohet me mbështetjen dhe drejtimin e shtetit që të investojë në ato mangësi që ka, që ditën e anëtarësimit të ketë mundësi të konkurrojë si i barabartë me të gjithë prodhuesit.”
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




