Tradita e rakisë artizanale në Lunxhëri, përkushtimi i brezave ruan shijen dhe identitetin kulturor

Aktualitet | 10 muaj më parë

Nxjerrja e rakisë në zonën e Lunxhërisë është një traditë e vjetër që vazhdon të ruhet brez pas brezi. Krenar Rrustemi, prej moshës 18-vjeçare, merret me prodhimin e rakisë në kushte artizanale. Ai tregon se përkushtimi dhe respektimi i traditës janë çelësi për një produkt cilësor.

“Rakia do punën e saj. Duhet që rrushi të jetë i ëmbël, duhet përpunimi i tij, që rakia të dalë e mirë. Përkujdesja që duhet të tregosh para procesit të zierjes, që të mos thartohet, rrushi duhet trazuar. Qëndron 21 ditë në këto kushte dhe më pas fillon të ziesh rakinë,” tha artizani Krenar Rrustemi.

Sipas tij, rakia artizanale është shumë e pëlqyer edhe nga të huajt, të cilët vlerësojnë shijen dhe mënyrën tradicionale të përgatitjes.

Krenari thekson se traditat duhet të ruhen dhe të përcillen te brezat e rinj, si pjesë e identitetit kulturor të zonës. “Unë e marr djalin me vete që ta mësojë dhe ta trashëgojë këtë traditë.”

Rakia dhe vera mbeten dy pije artizanale që gjenden pothuajse në çdo shtëpi të Lunxhërisë dhe shërbehen si shenjë mikpritjeje për çdo vizitor.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme