“Tema e Ditës” – Ristani: Situata ligjore e kryetarit Veliaj ndikon, po pavarësisht kësaj, shërbimet e bashkisë nuk ndalojnë
Kryetarja e komanduar e Bashkisë Tiranë, Anuela Ristani, komentoi situatën aktuale në bashkinë më të madhe në vend, ku kryetari Erion Veliaj ndodhet në paraburgim dhe nuk mund të marrë pjesë fizikisht në punët e përditshme të qytetit.
Gjatë intervistës në emisionin “Tema e Ditës” nga Arbër Hitja në RTSH, Ristani theksoi se situata sigurisht që ndikon, por shërbimet e bashkisë nuk janë ndërprerë dhe nuk mund të ndalen në asnjë moment.
“Performanca e bashkisë ka qenë në ato standarde që ka qenë në të gjithë këto vite. Dua të jem shumë e sinqertë unë mendoj që jo vetëm në Bashkinë e Tiranës, por në të gjithë sendimentin e qytetit kalibrimi ynë nga një rend drejtësie që historikisht nuk e kishim parë të tillë, do kohën e vetë. Patjetër që ndikon për më tepër kur bëhet fjalë për një kryetar të zgjedhur, vizioni i të cilit ka drejtuar qytetin për vite të tëra. Por shërbimet e qytetit janë shërbime nuk mund të ndalojnë në asnjë moment sido të jetë konteksti politik apo juridik për çdo lloj çështje. Qyteti duhet pastruar, kopshtet e shkollat do funksionojnë, janë shërbime bazike por të shumta të numër që nuk ta japin luksin për të ndalur. Ajo infrastrukturë punonjësish të Bashkisë Tiranë vijon të jap shërbimet e saj pasi janë të nevojshme dhe pa to nuk do mund të kalonim dot 24 orë”, tha Ristani.
Ajo foli edhe për projektet e Bashkisë për vitin 2026, duke përmendur ndërtimin e dy parkimeve të reja në pjesën e Liqenit të Tiranës.
“Në 2026 kemi planifikuar dy parkime te pjesa e Gardës dhe hyrja lindore e Liqenit të Tiranë karshi të Liqenit të Thatë ku do i shërbejë banorëve të zonës dhe do të lehtësojë trafikun”, tha Ristani.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




