Nuk justifikonte pasuritë, sekuestrohen automjetet dhe mjetet motorike të një personi në Shkodër

Prokuroria e Shkodrës ka sekuestruar pasuri dhe automjete të shtetasit Brigeno Binoshaj dhe familjarëve të tij, pas dyshimeve për pasuri të pajustifikueshme.
Hetimet kanë zbuluar se Binoshaj ka qenë më parë i dënuar nga autoritetet franceze për veprën penale të “Trafikimit të lëndëve narkotike”. Gjatë verifikimeve, ka rezultuar se shtetasi Binoshaj dhe familjarët e tij zotërojnë pasuri dhe të ardhura që nuk mund të justifikohen me veprimtari të ligjshme.
Në kuadër të hetimeve, u sekuestruan pasuritë dhe automjetet e mëposhtme:
Automjeti “Mercedes Benz”, Modeli S600L, në emër të shtetasit B.B;
Motori “Piaggio”, Modeli Gilera, në emër të shtetasit B.B;
Motori “Yamaha”, Modeli MT09, në emër të shtetasit B.B;
Automjeti “Volksëagen”, Modeli Golf 2.0 TDI, në emër të shtetasit G.B;
Motori “Yamaha”, Modeli YP250R, në emër të shtetasit G.B;
Automjeti “Lancia”, Modeli Y, në emër të shtetases E.B;
Të gjitha llogaritë bankare në emër të shtetasit B.B dhe familjarëve të tij.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




