Qendra Historike e Pogradecit drejt transformimit, Rama: Pol i rëndësishëm turistik

Aktualitet | 10 muaj më parë

Kryeministri Edi Rama ka ndarë një postim në rrjetet e tij sociale, ku ka publikuar pamje nga kantieri i punimeve për rilindjen e Qendrës Historike të Pogradecit.

Sipas Ramës, ky investim synon ta kthejë zonën në një pol të rëndësishëm turistik, duke ruajtur njëkohësisht arkitekturën karakteristike të ndërtesave dhe rrugicat me kalldrëm.

 “Mirëmëngjes dhe me këto pamje nga kantieri i rilindjes së Qendrës Historike të Pogradecit, investim që do ta kthejë këtë zonë në një pol të rëndësishëm turistik duke ruajtur njëkohësisht edhe  arkitekturën e ndërtesave karakteristike dhe rrugicave me kalldrëm, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme