Reparti zjarrfikës në gatishmëri – Muçmeraj: forcimi i ligjit për lëndët piroteknike ndikim pozitiv
Forcimi i ligjit ndaj përdorimit të lëndëve piroteknike veçanërisht tek të miturit ka ndikuar pozitivisht.
Shefi i sektorit ë parandalimit pranë repartit zjarrfikës Gazmend Muçmeraj tregon se në vitet e fundit në natën e ndërrimit të viteve apo përgjatë ditëve festive nuk ka pasur incidente serioze.
“Në Shkodër për vite me radhë nuk kemi pasur rast urgjent”, tha ai.
Muçmeraj bën me dije se reparti zjarrfikës do të jetë në gatishmëri në natën e ndërrimit të viteve.
“Çdo vit shërbimi ynë është 24 orë dhe gjithmonë jemi në gatishmëri për çdo të papritur”, u shpreh Muçmeraj.
Tashmë është kthyer në traditë që gjatë mesnatës një grup efektivësh të repartit zjarrfikës së bashku me mjetet e nevojshme qëndrojnë në gatishmëri në qendër të qytetit. Kjo me qëllim parandalimin apo ndërhyrjen në kohë për çdo rast emergjent.
Gazetare: M Gjoni
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




