Aksident i rëndë në Lezhë, humb jetën çifti i bashkëshortëve, plagoset nëna me 2 fëmijët

Aktualitet | 10 muaj më parë

Një aksident tragjik është regjistruar në aksin rrugor Lezhë-Mabë. Sipas informacioneve paraprake, bëhet me dije se dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën në afërsi të fshatit Gocaj e për pasojë dy persona, burrë e grua kanë ndërruar jetë (shofer e pasagjerë).

Po ashtu, policia bën me dije se nga aksidenti tragjik edhe tri persona që ishin pasagjerë në automjetin tjetër me shofer shtetasin F.L. , kanë mbetur të plagosur, përkatësisht një grua dhe dy fëmijët e mitur të cilët janë dërguar në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

“Rreth orës 08:00, në aksin rrugor “Lezhë–Mabë”, në vendin e quajtur Gocaj, janë përfshirë në një aksident rrugor dy automjete: automjeti me drejtues shtetasin F. L. dhe automjeti me drejtues shtetasin P. F.

Si pasojë e aksidentit kanë humbur jetën shtetasi P. F., rreth 53 vjeç, si dhe pasagjerja në këtë mjet, shtetasja E. F., rreth 45 vjeç, bashkëshortë.

Gjithashtu, janë dëmtuar 3 pasagjerë që ndodheshin në automjetin me drejtues shtetasin F. L., konkretisht bashkëshortja e tij dhe dy fëmijët e mitur, 6 dhe 2 vjeç, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të këtij aksidenti”, thuhet në njoftim.

Mësohet se forcat zjarrëfikëse kanë ndërhyrë menjëherë për nxjerrjen e trupave të pajetë nga automjetet.

Nuk dihet ende shkaku i aksidentit dhe identiteti i viktimave. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për të bërë të mundur zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme