Ngricat dhe shirat/ Tri aksidente në Rrugën e Kombit, përfshihen 15 automjete, lëndohen 6 persona

Aktualitet | 10 muaj më parë

Si pasojë e reshjeve të shiut të shoqëruara me ngrica, në Rrugën e Kombit janë krijuar vështirësi në qarkullimin e automjeteve. Për shkak të kushteve të pafavorshme atmosferike, janë regjistruar tri aksidente rrugore, ku janë përfshirë rreth 15 automjete, mes tyre një mikrobus dhe një autoambulancë e koncesionarit.

Si pasojë e aksidenteve, janë dëmtuar gjashtë persona, të cilët kanë marrë ndihmën e nevojshme mjekësore në spitalin e Rrëshenit dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, në terren kanë ndërhyrë shërbimet e Policisë Rrugore dhe punonjësit e kompanisë së mirëmbajtjes, të cilët po hedhin kripë në segmentet problematike për të normalizuar qarkullimin. Autoritetet u bëjnë thirrje drejtuesve të mjeteve të lëvizin me kujdes, të respektojnë sinjalistikën rrugore dhe të përshtatin shpejtësinë me kushtet e motit.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme