La Liga/ Derbi mes RCD Espanyol dhe FC Barcelona i besohet një… katalanasi!

Derbi mes RCD Espanyol dhe FC Barcelona do të arbitrohet nga një katalanas si Víctor García Verdura. Ky vendim është në linjë me direktivat e reja të Komitetit Teknik të Gjyqtarëve të Fran Soto-s, i cili i ka vendosur vetes si qëllim të eliminojë paragjykimet rajonale sa u përket caktimeve të gjyqtarëve.
Kjo do të jetë hera e katërt që kjo situatë përsëritet këtë sezon me një arbitër fushe. Ndeshja Málaga-Córdoba në javën e 13-të të La Liga është arbitruar nga Manuel Orellana Cid nga Sevilla; takimi Sevilla-Betis u arbitrua nga José Luis Munuera Montero nga Jaén ndërsa derbi katalanas do të arbitrohet nga García Verdura.
Për më tepër, sot në mbrëmje, Miguel Ángel Ortiz Arias nga Madridi do të gjykojë derbin midis Rayo Vallecano dhe Getafe.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




