SHBA konfirmon sulmin ndaj Venezuelës – Trump: Maduro është larguar me avion nga vendi 

Amerikë | 9 muaj më parë

SHBA-të kanë goditur Venezuelën dhe kanë kapur Presidentin e saj Nicolas Maduro, i cili është nxjerrë jashtë vendit. Kështu konfirmoi të shtunën Presidenti Donald Trump.

Forcat amerikane nuk kanë bërë një ndërhyrje kaq të drejtpërdrejtë në Amerikën Latine që nga pushtimi i Panamasë në vitin 1989 për të rrëzuar nga pushteti udhëheqësin ushtarak Manuel Noriega. Trump e bëri këtë pretendim në një postim në platformën e tij Truth Social.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë kryer me sukses një sulm në shkallë të gjerë kundër Venezuelës dhe udhëheqësit të saj, Presidentit Nicolas Maduro, i cili, së bashku me gruan e tij, është kapur dhe është larguar me aeroplan nga vendi”- thuhet në postimin e presidentit ameikan. 

Qeveria venezueliane beri me dije se sulmet ndodhën në shtetet Miranda, Aragua dhe La Guaira,  duke bërë që Maduro të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme kombëtare dhe të mobilizojë forcat mbrojtëse. SHBA-të e kanë akuzuar Maduron për drejtimin e një narko-shteti dhe manipulimin e zgjedhjeve. Udhëheqësi venezuelian, i cili pasoi Hugo Chavezin, ka marrë pushtetin në vitin 2013.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme