Kupa e Botës në Ski në RTSH/ Renditja e përgjithshme pas 17 garave, Lara Colturi zë vendin e tetë

Evente Sportive | 10 muaj më parë

Kanë përfunduar 2 garat e radhës në Kupën e Botës në Ski për femra, që këtë fundjavë u zhvilluan në Kranjska Gora të Sllovenisë dhe u transmetuan drejtpërdrejt dhe ekskluzivisht në rrjetin e Radio Televizionit Shqiptar.  

Lara Colturi zuri vendin e 6-të në slalomin gjigant të shtunën, por nuk arriti që të përfundojë garën në slalom ditën e sotme.

Pas përfundimit të etapës së 17-të të Kupës së Botës në Ski (gjithsej janë 37 etapa), skiatorja kuqezi gjendet në vendin e 8-të në renditjen e përgjithshme me 402.

Lara ka arritur të koleksionojë 280 pikë në slalom dhe zë vendin e tretë në këtë disiplinë, ndërsa në slalom gjigant ka grumbulluar 122 pikë. 19-vjeçarja kryeson renditjen “yjet e së ardhmes” e shkëputur nga rivalet.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme