Moti i keq, trageti Vlorë–Brindisi prej më shumë se gjashtë orësh në gjirin e Vlorës

Aktualitet | 10 muaj më parë

Rreth 800 pasagjerë të tragetit të linjës Vlorë–Brindisi ndodhen prej më shumë se gjashtë orësh brenda gjirit të Vlorës, pa mundur të nisen drejt Italisë.

Trageti nisi imbarkimin rreth orës 13:00, me planifikim nisjeje në orën 16:00. Megjithatë, ai gjendet ende në gjirin e Vlorës, për shkak të kushteve të vështira atmosferike.

Sipas shërbimeve portuale, vonesa lidhet me dallgët e larta që brenda gjirit arrijnë deri në tre metra. Edhe pse kushtet e motit ishin paralajmëruar, trageti u nis, por nuk ka mundur të dalë nga gjiri.

Pas mesnate pritet përmirësim i motit, çka mund të lejojë nisjen e tragetit drejt Brindisit. Megjithatë, ora e saktë e nisjes mbetet ende e paqartë.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme