Reshjet intensive ndërpresin mësimin në Durrës, mbyllen shkollat dhe universiteti “Aleksandër Moisiu”

Për shkak të reshjeve intensive që kanë përfshirë qytetin e Durrësit që prej orës 03:00 të mëngjesit të sotëm, procesi mësimor është ndërprerë. Shkollat në qytet kanë ndaluar zhvillimin e mësimit rreth orës 08:45, si pasojë e vështirësive të krijuara nga përmbytjet dhe kushtet e motit.
Ndërkohë, Universiteti “Aleksandër Moisiu” ka njoftuar studentët se ditën e sotme nuk do të zhvillohet mësim, duke bërë me dije se orët e humbura do të zëvendësohen në një datë tjetër.
Autoritetet lokale po ndjekin nga afër situatën dhe u bëjnë thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes të shtuar, duke shmangur lëvizjet e panevojshme deri në përmirësimin e kushteve atmosferike.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




