Analisti Arjon Sulo: Ngjarja në Venezuelë, morale por e paligjshme. SHBA, Rusi, Kinë e kanë shkelur gjithmonë Kartën e OKB
Veprimin e ndërmarrë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për arrestimin e presidentit të Venezuelës, Nicolás Maduro, analisti Arjon Sulo e ka cilësuar si aksion si moral, por në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare dhe Kartën e OKB-së.
Në studion e emisionit “Trialog” në RTSH, Sulo theksoi se marrëdhëniet mes shteteve duhet të udhëhiqen nga ligji dhe e drejta ndërkombëtare. Ai shtoi se megjithatë, shkelja e tyre nuk është një rast i izoluar, por një praktikë e përsëritur nga disa prej anëtarëve të përhershëm të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.
Ai nënvizoi se qëllimi i aksionit nuk lidhet me çështjen e drogës, pasi Venezuela nuk është vend prodhues, por vetëm një territor tranzit.
“Aksioni, ngjarja e Venezuelës është morale, por e paligjshme. Në kuptimin e të drejtës ndërkombëtare dhe Kartës së OKB-së që janë krijuar për të shmangur këto gjëra. Kur flasim për marrëdhënie shtetërore, është ligji ai që prevalon brenda shtetit dhe e drejta ndërkombëtare në marrëdhëniet mes shteteve. Kjo që ka ndodh me shkeljen e ligjit, nuk ka ndodhur për herë të parë. Ka ndodhur edhe më parë, nga të 5 anëtarët e Këshillit të Sigurimit të OKB-s, 3, SHBA, Rusi, Kinë e kanë shkelur gjithmonë Kartën e OKB-së. E reja është që sot nuk fshihet më. Qëllimi nuk ka të bëjë me drogën, fatkeqësisht. Venezuela nuk është fare prodhuese, është vend tranzit”, tha Sulo.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



