Euroliga në RTSH: Fenerbahçe, me hapa të sigurtë drejt kreut

Java e 20-të në Euroligë nisi me Fenerbahçe-Olimpiakos në Stamboll ku pas një beteje të ashpër skuadra turke fitoi me rezultatin 88-80 duke qëndruar stabël, në vend të tretë, por me një ndeshje më pak. Takimi nisi me disa ndryshime udhëheqjesh nga të dy krahët, por në momentin që Fenerbahçe nisi rotacionin dhe uli Horton Tacker, Olimpiakos nisi të krijojë avantazh edhe pse me jo më shumë se 8 pikë.
Në periodën e dytë, Olimpiakos aktivizoi lojtarë të tjerë që e mbajtën mjaft mirë ritmin, sidomos me Fornier, ndërsa vendasit nuk po arrinin të shënonin si zakonisht. Në fund të pjesës së parë diferenca në favor të skuadrës greke ishte me 4 pikë, ndërsa për Fenerbahçen janë plot 13 tentativa për tri pikë të pasakta.
Pjesa e dytë nisi disi më ndryshe. Në momentin që verdheblutë nisën të shënojnë nga jashtë zone, ndryshon edhe mbrotja e Olimpiakos. Kjo bën që loja të hapet për Fenerbahçen dhe falë edhe një mbrotje mjaft solide të barazojnë dhe perioda e tretë mbyllet 62-62.
Në periodën e katërt, Fenerbahçe mbron edhe më mirë, duke thyer sulmet greke e duke u nisur në kundersulm arrin të krijojë një diferencë, e cila do të konsolidohet falë trepikëshave të Melit, Boston jr dhe Balduin, por mes tyre qëndron promotori i sulmeve turke, pikërisht Horton Tucker.
Avantazhi arrin deri në 10 pikë për Fenerbahçen dhe duket se për Olimpiakos nuk ka më mundësi për përmbysje. Për Fenerbahçen u dalluan me nga 17 pikë secili, Hosrton Tucker dhe Balduin, ndërsa për Olimpiakos, Vezenkov me 24 pikë. Me këtë humbje, Olimpiakos bie në vendin e 9-të, por me një ndeshje më pak.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




