Përmbytjet/ Evakuohen qindra banorë në Sukth, Katund i Ri dhe Durrës, vendosen në hotele e struktura shtetërore

Aktualitet | 10 muaj më parë

Pas reshjeve të fundit që kanë shkaktuar përmbytje në disa zona të vendit, autoritetet kanë ndërmarrë evakuimin e banorëve në Sukth, Katund i Ri dhe Durrës, ndërsa situata në disa pika po stabilizohet gradualisht.

Në Njësinë Administrative Sukth, uji ka filluar të tërhiqet në fshatin Vadardhë dhe evakuimet janë ndërprerë për momentin.

Në Katundin e Ri, lumi Erzen ka dalë nga shtrati në zonën e Jube, duke rritur nivelin e ujit mes orës 19:00 të mbrëmjes dhe 05:00 të mëngjesit. Edhe këtu evakuimet janë ndërprerë përkohësisht.

Fshati Vadardhë janë evakuuar 322 persona, nga të cilët 76 janë strehuar në hotele dhe 246 pranë familjarëve.

Në fshatin Katundi i Ri janë evakuuar 73 persona, ku 53 janë vendosur pranë familjeve dhe 20 në hotele.

Në Durrës janë evakuuar 356 persona, ku 123 janë vendosur në hotele dhe 304 në dy kavalishenca.

Strukturat e emergjencës civile dhe autoritetet lokale vijojnë monitorimin e situatës dhe qëndrojnë në gatishmëri për çdo ndihmë ndaj banorëve të prekur.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme