Kujdesi i shtuar për kafshët – Në ditët e acarta të dimrit, vëmendje e veçantë për qengjat e vegjël

Sociale | 10 muaj më parë

Me uljen e temperaturave nën zero dhe reshjet e dëborës që kanë përfshirë zonën, specialistët e blegtorisë bëjnë apel për kujdes të shtuar ndaj kafshëve, sidomos ndaj qengjave të sapolindur, për të cilët kjo periudhë paraqet rrezik të lartë.

“Të marrin masa për ambiente të ngrohta, të izolojnë dyert dhe të sigurojnë shtresë të bollshme me qëllim që ambienti të jetë i thatë dhe i ngrohtë”, u shpreh Romeo Prifti, Përgjegjës i sektorit të mbarështimit, QTTB.

Prifti thotë se në këtë periudhë, po aq i rëndësishëm është edhe ushqimi cilësor për nënat që pjellin, në mënyrë që qengjat të marrin sasinë e duhur të kolostrumit menjëherë pas lindjes.

“Duhet ti mbështetin me ushqim, qoftë në koncentrat edhe me jonxhë”, tha ai.

Në këtë periudhë të vështirë klimatike, kujdesi dhe vigjilenca e blegtorëve mbeten çelësi për të siguruar mbijetesën dhe zhvillimin e shëndetshëm të qengjave, duke shmangur humbjet që shpesh shkaktohen nga temperaturat ekstreme.

Gazetare: G. Manushi

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme