Rijetësimi i monumenteve të kulturës, në veri do të restaurohen kulla dhe shtëpi karakteristike
Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore për Zonën Veriore ka hartuar një sërë projektesh për rijetësimin e objekteve monumente kulture, ku ndërhyrjet pritet të realizohen gjatë vitit 2026. Ndër monumentet që kërkojnë restaurim të thelluar përfshihen disa prej kullave më të njohura të veriut të Shqipërisë, të cilat përfaqësojnë vlera të rëndësishme historike dhe arkitektonike.
“Kemi planifikuar bashkë edhe me Ministrinë e Kulturës ndërhyrjen në rijetësimin e disa prej kullave në qarkun Kukës”, u shpreh Helidon Sokoli, Drejtues i DRTK Shkodër.
Një tjetër projekt i rëndësishëm i Drejtorisë Rajonale të Trashëgimisë Kulturore Shkodër për vitin 2026 është edhe rijetësimi i Kalasë së Rozafës. Ky projekt synon përmirësimin e disa aspekteve kyçe të këtij siti të rëndësishëm historik dhe turistik.
Gazetar: A. Hoti /rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




