Botërori i Skive në RTSH/ Colturi zbret në Flakau, synon podin në slalom

Evente Sportive | 10 muaj më parë

Lara Colturi rikthehet në konkurrim. Skiatorja shqiptare ka lënë pas gjendjen gripale, e cila ndikoi në performacën e saj në garën e fundit në slalom, në Kranjska Gora të Sllovenisë.

Skiatorja 19-vjeçare nuk ishte në formën e vet më të mirë gjë, e një gabim që në lëshimin e parë, solli mosklasifikimin e saj për lëshimin  e dytë, duke bërë që të humbasë pikë të vlefshme në renditjen e përgjithshme.

Të martën e 13 janarit garohet në Flakau të Austrisë. Sërish në disiplinën slalom, atje ku Lara Colturi ka marrë edhe medaljet e saj në këtë Kupë Bote.

Skiatorja 19-vjeçare aktualisht ndodhet në vendin e 9-të në renditjen e përgjithshme me 402 pikë, pra ende është midis 10 më mirave në botë. E gjithë vëmendja është e përqendruar në dy lëshimet e garës së të martës, të cilat do të transmetohen drejtpërdrejt në rrjetin e radio televizionit shqiptar, në orën 17.45 dhe 20.45, shoqëruar edhe me emisionin Shqipëria mbi ski.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme