Lumi Kir nën presion – Hedhja e mbetjeve rrit rrezikun e përmbytjeve dhe ndot zonat bregdetare
Mbetjet inerte dhe urbane që depozitohen përgjatë brigjeve të lumit Kir janë bërë një kërcënim serioz pasi po përfundojnë në det. Fryrja e lumit i merr ato me vete, duke shkaktuar ndotje dhe rrezik për përmbytje në zonat përreth.
Për ekspertin e mjedisit Profesor Doktor Ervis Krymbi, depozitimi i këtyre mbetjeve përgjatë shtretërve të lumenjve është një dëm shumë i madh për mjedisin, ku një pjesë e mirë e tyre sipas tij përfundojnë në plazhet tona.
“Në një moment të caktuar dekantimi apo depozitimi i këtyre mbetjeve përgjatë shtretërve të lumenjve nuk bëjnë gjë tjetër se i hedhin drejt detit dhe janë përgjatë plazheve tona”, u shpreh eksperti.
Hedhja e mbetjeve ndërtimore, pranë brigjeve të lumit Kir, cënon edhe strukturën e argjinaturës, duke rritur rrezikun e përmbytjeve, shprehet eksperti Ervis Krymbi.
“Mbetjet inerte nuk duhet të jenë pranë argjinaturës sepse janë një dëm shumë i madh“, tha Krymbi.
Pavarësisht se zona përreth është një hapësirë natyrore me vlera të veçanta ekologjike, mjedisi po dëmtohet nga hedhja pa kriter e mbetjeve.
Gazetar: Mirsad Rakaj
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




