Moti i keq-Mbyllen disa prej aeroporteve në Europë, ndërpriten fluturimet

Europë | 10 muaj më parë

Aeroportet në Budapest të Hungarisë, Bratislavë të Sllovakisë dhe Vjenë të Austrisë u detyruan të mbyllen përkohësisht të martën në mëngjes (13 janar) për shkak të kushteve të rënda të motit të akullt, duke shkaktuar anulime dhe vonesa të shumta fluturimesh në të gjithë rajonin.

“Në Aeroportin e Vjenës, një shtresë e trashë akulli u formua në pistat e fluturimit dhe vazhdonte të ngrinte sërish pavarësisht përpjekjeve të vazhdueshme për pastrimin e saj”, bëri të ditur një zëdhënës i aeroportit. Si pasojë, disa fluturime u devijuan drejt aeroporteve të tjera.

Ndërkohë, shiu i ngrirë detyroi Aeroportin e Pragës të operonte në një “modalitet shumë të kufizuar”, sipas një njoftimi të publikuar në rrjetin social X. Autoritetet paralajmëruan për vonesa gjatë gjithë ditës, ndërsa mbërritjet u kufizuan për të mundësuar shkrirjen e akullit në pistën kryesore.

Sipas njoftimeve zyrtare, aeroportet e Vjenës dhe Bratislavës pritej të rihapeshin gjatë orëve të mëngjesit, ndërsa pasagjerët u këshilluan të kontrollonin vazhdimisht statusin e fluturimeve të tyre.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme