Rusia nis sulmet intensive ndaj Ukrainës, udhëheqësit e G7 do bëjnë presion ndaj Trump për garancitë e sigurisë 

Botë | 10 muaj më parë

Rusia nisi valën më intensive të sulmeve me raketa të vitit ndaj Ukrainës gjatë natës, duke vrarë katër persona dhe duke plagosur disa të tjerë.

Forcat ajrore të Ukrainës thanë se regjistruan 25 raketa dhe 293 dronë të qëlluar nga Moska, me 18 raketa dhe 48 dronë që shmangën mbrojtjen ajrore dhe goditën 24 vende në të gjithë vendin.

Katër cisterna nafte janë sulmuar pranë një terminali rus të ngarkimit për një tubacion të madh nafte në Detin e Zi. Anijet, të cilat përfshijnë tankerët Freud dhe Delta Supreme, u goditën nga dronë pranë terminalit të Konsorciumit të Gazsjellësit Kaspik (CPC).

Ky sulm vjen pasi dronët rusë thuhet se goditën dy anije me flamur të huaj në Detin e Zi pranë portit ukrainas të Çornomorskut dje, përfshirë njërën që po shkonte drejt Italisë.

Ndërkohë disa udhëheqës të G7 do të përpiqen të bindin presidentin amerikan Donald Trumpin për ofrimin e garancive të sigurisë për Ukrainën javën e ardhshme.

Sipas raportit të Financial Times, Keir Starmer, kryeministri kanadez Mark Carney, presidenti francez Emmanuel Macron, kryeministrja italiane Giorgia Meloni dhe kancelari gjerman Friedrich Merz do të përpiqen të marrin miratimin personal të Trump për propozimet në bisedimet vendimtare në Davos të Zvicrës javën e ardhshme.

Presidenti amerikan është përpjekur të distancohet nga lufta në Ukrainë në muajt e fundit, duke këmbëngulur që Evropa të paguajë vetë për të financuar përpjekjet mbrojtëse të Kievit.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme