Ndryshime te kombëtaret e moshave, Julian Ahmataj largohet nga drejtimi i Shqipërisë U-19

Janari është vazhdimisht një muaj ndryshimesh në stolat e ekipeve kombëtare të moshave. Nga sot, Julian Ahmataj nuk është më trajner i Shqipërisë U-19, që e drejtoi për dy vitet e fundit.

Lajmi është bërë publik nga vetë Ahmataj nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale. “Faleminderit president Armand Duka, faleminderit FSHF për mundësinë që më dhatë që këto dy vite të drejtoj ekipin kombëtar U-19, të punoja në një ambient, që falë jush ka ngritur standarde europiane dhe me njerëz të mrekullueshëm.
Faleminderit bashkëpunëtorëve të mi, suksese të gjitha stafeve në garat që do të vijnë. Suksese të gjithë lojtarëve shqiptarë kudo që ndodhen! Suksese ekipit tonë kombëtar dhe stafit të tij, që në mars do të na e bëjë ëndrrën “Botëror” realitet”, – shkruan Ahmataj në postimin për largimin e tij nga Shqipëria U-19.
Nuk dihet ende se cili do të jetë trajneri që do të zëvendësojë Ahmatajn në krye të stolit të Kombëtares U-19. Po ashtu, nuk dihet nëse do të ketë lëvizje trajnerësh edhe te ekipet e tjera të moshave, apo jo.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




