Futbolli rikthehet në Vorë! Impianti modern gati për sfida kombëtare dhe ndërkombëtare
Stadiumi i Vorës do të hapë zyrtarisht dyert nesër, në prag të ndeshjes së javës së 20-të tëkampionatit “Abissnet Superiore” mes Vorës dhe Partizanit. Pas përfundimit të punimeve të rikonstruksionit, skuadra e Vorës rikthehet në impiantin e saj për të zhvilluar ndeshjet e mbetura të këtij edicioni futbollistik.
Tashmë i transformuar në një impiant modern, stadiumi i Vorës i shtohet infrastrukturës së futbollit shqiptar si rezultat i bashkëpunimit mes Federatës së Futbollit dhe Bashkisë së Vorës. I certifikuar si stadium i Kategorisë së 2-të, impianti përmbush standardet e UEFA-s dhe është i gatshëm të presë edhe ndeshje ndërkombëtare, sipas fazave të përcaktuara nga rregulloret përkatëse.
Projekti i rikonstruksionit ka përfunduar me sukses duke përfshirë ndërtimin e tribunës së re qendrore, rikonstruksionin e dhomave të zhveshjes, ambienteve për stafet teknike, si edhe përmirësimin e hapësirave të tjera funksionale. Ky investim garanton kushte bashkëkohore dhe standarde të larta, duke kontribuar drejtpërdrejt në zhvillimin dhe rritjen e futbollit në vend.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




