U largua nga Tirana pak ditë më parë, Qëndrim Ismajli i bashkohet Teutës

Abissnet Superiore | 10 muaj më parë

Teuta bën lëvizjen e radhës në merkaton e dimrit, duke u konfirmuar si një nga skuadrat më aktive në këtë drejtim. Klubi durrsak ka zyrtarizuar Qëndrim Ismajlin, i cili u largua nga Tirana vetëm pak ditë më parë.

“Klubi i Futbollit Teuta njofton se mesfushori Qëndrim Ismajli është zyrtarisht futbollisti më i ri i skuadrës sonë. 26-vjeçari i bashkohet Teutës nga KF Tirana, ku me paraqitjet e tij ka spikatur si një nga lojtarët më të dalluar të kampionatit, duke treguar cilësi, eksperiencë dhe stabilitet në mesfushë”, – shkruhet në njoftimin e durrsakëve në faqen zyrtare.

Ismajli është një lojtar që mbulon gjithë linjën e majtë, nga mbrojtja në sulm. Teuta në verë mori po nga Tirana edhe Florian Përgjonin, i cili luan në këtë pozicion dhe deri tani ka qenë titullar.

Durrsakët shtojnë radhët kështu para ndeshjes me Dinamo City, e vlefshme për javën e 19-të të Abissnet Superiore.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme