Abissnet Superiore në RTSH\ Vllaznia dominon formacionin e javës, Martini në stol

Abissnet Superiore | 10 muaj më parë

Dominim shkodran në formacionin më të mirë të javës së 19-të të Abissnet Superiore. Trajnerët e ekipeve kombëtare të moshave në FSHF kanë përzgjedhur më të mirët e javës së parë të fazës së tretë të kampionatit.

Trajneri më i mirë është përzgjedhur Edi Martini, pas fitores 1-0 të skuadrës së tij ndaj Egnatias. Vllaznia përfaqësohet në 11-shen më të mirë edhe me Jagon në mbrojtje, Qaton në mesfushë dhe Kallakun në sulm.

Nga dy përfaqësues kanë Tirana dhe Vora, dy skuadrat që fituan me të njëjtin rezultat, 1-0, përkatësisht ndaj Bylisit dhe Partizanit. Tabeku dhe Rafael për Tiranën dhe Repaj e Zuna për Vorën janë pjesë e formacionit më të mirë.

Pjesa tjetër plotësohet me Aleksovskin e Flamurtarit në portë, Ditën e Dinamos në mbrojtje, Diallo të Elbasanit në mesfushë dhe Jurgens të Teutës në sulm. Rreshtimi i përzgjedhur është 4-4-2.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme