Merkato/ Manchester City nuk ndalet, pas Antoine Semenyo vjen edhe Marc Guéhi

Angli | 10 muaj më parë

Manchester City nuk ndalet në këtë merkato janari. Pasi siguruan shërbimet e Antoine Semenyo, ekipi i Pep Guardiola-s ka nisur që të përforcojë edhe repartin e mbrojtjes.

Në orët në vazhdim pritet që të finalizohet edhe tratativa për Marc Guéhi. Edhe pse mbrojtësi është në muajt e fundit të kontratës, City është gati të paguajë Crystal Palace plot 40 milionë euro për të finalizuar këtë transferim që në tani.

Siç dihet Marc Guéhi nuk ka rinovuar me ekipin e Crystal Palace dhe pritej që të largohej në verë me parametra zero. Në garë për mbrojtësin ishte edhe Bayern-i, Liverpool-i dhe Arsenal-i, por City ka mundur që të mbyllë gjithçka pasi është treguar e gatshme për të paguar shifrën e kërkuar nga Crystal Palace.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme