Një mbrojtës kroat për Tiranën, e zbulon “Rubrika Sportive”

Tirana nuk ndalet në merkato. Siç është zbuluar në emisionin “Rubrika Sportive” në RTSH, skuadra bardheblu do të përforcohe me një mbrojtës kroat. Bëhet fjalë për Anton Kresic, i cili do të vijë në formë huazimi deri në fund të sezonit nga rumunët e Kluzh.
Është 29 vjeç dhe ka një CV të pasur. Është aktivizuar me skuadra si Atalanta, Trapani, Avellino, Cremonese, Padova, Rijeka apo Gorica. Kresic pritet të mbërrijë në Tiranë dhe të vendoset menjëherë në dispozicion të stafit drejtues të skuadrës bardheblu.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



