Super Bowl LX/ Plotësohet panorama e plotë e çifteve finaliste

Dy ndeshjet e fundit, të cilat do të vendosin finalistet e mëdha të Super Bowl LX kanë njohur protagonistet e tyre.
Kështu në “American Football Conference” do të luajnë për një vend në finalen e madhe, e cila do të luhet në “Levi’s Stadium” në Santa Clara të Kalifornisëm dy skuadrat më të mira të sezonit. New England Patriots, të cilët përfunduan sezonin e rregullt në vendin e dytë, do të sfidojnë në Denver formacionin e Broncos.
Tjetër histori tregon finalja e “National Football Conference”, e cila do të luhet në Seattle ku vendasit e Eagles, të cilët janë edhe favoritët kryesor, do të presin surprizën e konferencës, Los Angelos Rams, të cilët mbrëmjen e kaluar befasuan duke eliminuar Chicago Bears.
25 janar
New England (2) vs Denver Broncos (1)
Los Angeles Rams (5) vs Seattle Eagles (1)
Super Bowl LX – 8 shkurt 2026
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




