Denni Xhepa renditet i 6-ti në Slalomin Gjigant në Serre Chevalier

Skiatori shqiptar Denni Xhepa ka zhvilluar sot një paraqitje shumë të mirë në garën e Slalomit gjigant për meshkuj, e mbajtur në Serre Chevalier, Francë.
Xhepa e përfundoi garën në vendin e 6-të, me një kohë prej 1:07, duke konkurruar mes sportistëve të fortë ndërkombëtarë dhe duke treguar stabilitet, teknikë dhe formë të mirë sportive.
Një tjetër rezultat pozitiv për skiatorin shqiptar që po paraqitet shumë mirë në prag të Lojërave Olimpike Dimërore, Milano Cortina 2026, të cilat do të transmetohen drejtpërdrejt dhe ekskluzivisht në RTSH.
Denni Xhepa dhe Lara Colturi janë dy nga sportistët që do të përfaqësojnë Shqipërinë në këtë evenimet, që do të startojë në 6 shkurt dhe do të vijë për publikun drejtpërdrejt dhe ekskluzivisht në ekranin e Radio Televizionit Shqiptar.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




