21 Janari, Veliaj: Një nga ditët më të errëta, gjaku i të pafajshmëve thërret më fort se kurrë për drejtësi

Një prej ditëve më të errëta e konsideroi kryebashkiaku Erion Veliaj 21 janarin e 2011-ës ku 4 qytetarë u qëlluan për vdekje teksa protestonin përpara Kryeministrisë në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
Me një postim në rrjetin social Facebook, Veliaj deklaron se plaga e dhembjes edhe pas 15 vitesh nga krimi shtetërore, mbetet ende e hapur.
Ai thekson se gjaku i të pafajshmëve thërret më fort se kurrë për drejtësi.
“21 Janar.
Sot përulem me respekt para kujtimit të 4 qytetarëve që humbën jetën m’u në zemër të Tiranës – 15 vjet më parë – në një nga ditët më të errëta, që përgjaku kryeqytetin tonë, shtëpinë e të gjithë shqiptarëve.
Plaga e dhimbjes së familjeve mbetet ende e hapur. Gjaku i të pafajshmëve thërret më fort se kurrë për drejtësi.
Nuk ju harroj! “, shkruan Veliaj.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




