Kosova nënshkruan pjesëmarrjen në Bordin e Paqes të Trump-it

Kosovë | 9 muaj më parë

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka nënshkruar sot në Davos të Zvicrës Kartën e Bordit të Paqes, në prani të Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, duke përfaqësuar Kosovën në këtë nismë ndërkombëtare që synon promovimin e paqes dhe zgjidhjen e konflikteve globale.

Bordi i Paqes u propozua për herë të parë nga Trump në shtator të vitit të kaluar, si pjesë e planit të tij për t’i dhënë fund luftës në Gaza.

Më vonë, ai deklaroi se mandati i bordit do të shtrihet përtej Gazës, duke përfshirë edhe konflikte të tjera në mbarë botën. Presidenti amerikan do të jetë kryetari i parë i bordit, i cili sipas draft-kartës së parë të siguruar nga Reuters, ka për detyrë të promovojë paqen dhe të punojë për zgjidhjen e krizave ndërkombëtare.

Sipas dokumentit, shtetet anëtare do të kenë mandate trevjeçare.

Në mesin e vendeve që i janë bashkuar nismës janë aleatë të Lindjes së Mesme si Izraeli, Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Bahrejni, Jordania, Katari dhe Egjipti, si dhe anëtarë të NATO-s si Turqia dhe Hungaria. Gjithashtu pjesë e bordit janë edhe Maroku, Pakistani, Indonezia, Kosova, Uzbekistani, Kazakistani, Paraguaji dhe Vietnami.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme