Nuhiu uron “Fanatics” dhe i fton të mbështesin skuadrën: Jemi përmirësuar, dua vazhdimësi në rezultate

Abissnet Superiore | 9 muaj më parë

Trajneri i Tiranës, Ardian Nuhiu, ka folur për mediat në prag të sfidës kundër Flamurtarit, që do të zhvillohet nesër në orën 13:30 në stadiumin “Selman Stërmasi” dhe do të transmetohet në rrjetin e Radio Televizionit Shqiptar. tekniku kërkon vazhdimësi në rezultate dhe synon vetëm fitoren përballë vlonjatëve.

“Çdo ndeshje për ne është finale, skuadra është e përkushtuar, është mobiluzuar për të qenë tek më e mira e tyre. Kundërshtarët kanë kualitet, i kanë idetë e qarta dhe mënyrën se si luajnë ata, jam munduar ta analizoj kundërshtarin, detajet bëjnë diferencën, skuadrën e pres të bashkuar. Më japin besim 3 ndeshjet të këtij viti që po përmirësohemi nga ndeshje në ndeshje.

Unë i besoj skuadrës dhe përmirësimit që po e marr nga grupi, duke grumbulluar pikë, dua vazhdimësi, nuk kemi të drejtë të gabojmë, nëse s’mund ta fitosh të paktën mos ta humbësh, dua të marrim maksimumin nesër.

Po e shfrytëzoj mundësinë për të uruar “Fanatics” për themelimin e tyre, një tifozeri me traditë dhe kulturë sportive, me shumë pasion. Suksesi i skuadrës tonë pa ta është e zbehtë, ata kanë qenë pranë skuadrës e kanë ndihmuar, kemi nevojë për ta, iu bëj thirrje të vijnë të mbështesin lojtarët, shoh dëshirë te lojtarët për ta nxjerrë Tiranën nga ky pozicion ku ndodhet”, ka thënë mes të tjerash Nuhiu.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme