Kanoste me armë bashkëshorten se do ta vriste, arrestohet 53-vjeçari në Tepelenë

Aktualitet | 9 muaj më parë

Një ngjarje e dhunës në familje është parandaluar në Memaliaj, ku një 53-vjeçar ka kanosur me armë bashkëshorten e tij, duke i thënë se do ta vriste.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Lulëzim, Memaliaj, ndërsa Policia ka ndërhyrë pas marrjes së informacionit për një rast dhune në familje.

Efektivët kanë arrestuar në flagrancë L. D., 53 vjeç, ndërsa gjatë kontrollit në banesë është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri pistoletë, e cila u mor si provë materiale.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme