Aksident në Durrës, humb jetën 73-vjeçari

Aktualitet | 9 muaj më parë

Një 73-vjeçar ka humbur jetën në Durrës mbrëmjen e djeshme (26 janar) si pasojë e një aksidenti.

Policia bën me dije se ngjarja u regjistrua rreth orës 22:30 në aksin rrugor Shijak–Katund Sukth, ku 27-vjeçari me inicialet B.R., ka përplasur me makinë 73-vjeçarin me inicialet G.M.. Fatkeqësisht ky i fundit nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra.

Policia ka nisur hetimet në lidhje me aksidentin.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme