Ibrahimaj prezanton marrëveshjen strategjike me Italinë: Fokus te inovacioni, mbrojtja dhe punësimi

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, prezantoi sot në seancë plenare projektligjin për ratifikimin e një marrëveshjeje historike mes Qeverisë Shqiptare dhe asaj Italiane.
Pakti i ri synon të ngrejë bashkëpunimin mes dy vendeve në një nivel strategjik, duke prekur pothuajse çdo sektor jetik, nga shëndetësia dhe energjia, te industria e mbrojtjes dhe inovacioni.
Në fjalën e saj para deputetëve, Ibrahimaj nënvizoi se kjo është ndër marrëveshjet e para të këtij niveli që Shqipëria nënshkruan me një vend anëtar të Bashkimit Evropian. Sipas saj, ky dokument vjen në një moment kyç për rrugëtimin evropian të Shqipërisë.
Ministrja theksoi se rëndësia e këtij pakti tejkalon sferën politike.
“Kjo marrëveshje ka rëndësi praktike: na ndihmon të përgatitemi konkretisht për tregun e përbashkët evropian,” u shpreh Ibrahimaj, duke e cilësuar Italinë si një partnere kyçe në momentin kur
Sipas saj, Shqipëria është më pranë se kurrë anëtarësimit në BE.
Marrëveshja mbulon një spektër të gjerë fushash:
Kujdes shëndetësor dhe Arsim;
Energji dhe Mjedis;
Industri e Sigurisë dhe Mbrojtjes;
Menaxhim i migracionit dhe Diaspora;
Inovacion dhe Transformim Ekonomik.
Sipas Ministres, zbatimi i kësaj marrëveshjeje do të përkthehet në rritje të punësimit dhe zhvillim të kapitalit njerëzor. “Projektet që priten të zhvillohen do të krijojnë vende të reja pune, do të rrisin cilësinë e punësimit dhe do të investojnë në aftësi profesionale në sektorë me vlerë të shtuar,” deklaroi Ibrahimaj.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




